Ky zakoni juaj gjatë natës mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit

Sipas një studimi të kohëve të fundit në Universitetin e Harvardit, mund të ketë një faktor habitës që lidhet me kancerin e gjirit.

Zakon i rrezikshëm

Hulumtuesit zbuluan se pjesëmarrësit që jetonin ose punonin në vende me më shumë dritë artificiale gjatë natës kishin 14 % më shumë gjasa për të marrë kancerin e gjirit.

Hulumtuesit zbuluan se drita artificiale mund të ndryshojë “orën biologjike” duke ndryshuar hormonet në trupin femëror, duke e bërë gruan më të prirur për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Masat paraprake

Trajtimi i kancerit të gjirit është më i suksesshëm kur kanceri është kapur në fazat e hershme. Gratë duhet të bëjnë vetë-ekzaminime rregullisht, dhe gratë duhet të fillojnë të kenë mamografi vjetore në moshën 45 vjeçare, sipas

Shoqatës Amerikane të Kancerit. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, duhet të bëni kontrollo me mjekun tuaj për të siguruar që çdo gjë të jetë në rregull.

• Gjendra në gjoks, në sqetull ose në qafë
• Lëkurë e kuqërremtë ose e tërhequr rreth gjirit
• Lëngje jonormale që dalin nga gjiri
• Enjtje
• Dhimbje në gji ose në thithka

Burimi: familyshare
©gatuajshendetshem/a.c./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *