Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit mësohet dy muaj përpara se sa shpërblim do marrin pensionistët për fundviti.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj gjatë raportimit të saj në Komision. 5 mijë lekë të reja do të jetë shpërblimi që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.
Sipas ministres, 34 milionë dollarë, të cilat janë siguruar tashmë, do të ndahen për të moshuarit.
Më tej ajo ka thënë se bonusi i fundvitit është zë më vete dhe bashkë me indeksimin e çon rritjen e pensioneve në 5% në vit.
“Janë 660 mijë pensionistë në vend që do të përfitojnë bonusin e Vitit të Ri, por jo rritje të pensioneve gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Ibrahimaj.