Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të kësaj të djele në Shqipëri.
Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë, i shkallës Rihter është regjistruar në Himarë, mëngjesin e sotëm.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale por lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët.
Kujtojmë se ky është tërmeti i tretë që prek Shqipërinë vetëm brenda pak ditësh, pasi i fundit është rregjistruar po të djelën e kaluar me një tjetër lëkundje të fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, ku pati vetëm disa dëme të vogla material.
I gjith ky muaj ka qene me lekundje termeti ne te gjithe ballkanin sidomos ne greqi ne krete ku lekundjet kane qene te pranishme ne te gjithe muajin.