Pas rasteve të reja me koronavirus në shumë vende të rajonit, u pa e udhës që kufijtë mes disa shteteve të rimbylleshin.
Shqipëria renditet ndër vendet më të prekura javët e fundit, pasi ka pasur një shtim të rasteve të të infektuarve dhe kurba ka qenë e paqëndrueshme. Ndërkohë bëhet me dije se nga dita e nesërme Mali i Zi do të hapë kufijtë me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.
Lajmi u dha nga drejtori Institutit të Shëndetit Publik të Podgoricës, Boban Mugosa,i cili tha se shqiptarët do të lejohen të futen në shtetin fqinj, por me kusht që të kenë testin serologjik (PCR) negativ. Hapja e kufijve është bërë për të ndihmuar sektorin e turizmit, pasi këtë vit është prekur ndjeshëm.