Gjendja është e mjerueshme në Durrës, Thumanë dhe në disa zona të Tiranës ku mijëra banorë kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa të tjerë enden spitaleve pas të afërimve te tyre.
Për të shpieguar se përse kohët e fundit në Shqipëri po ndodhin tërmete dhe nëse do të ketë lëkundje të tjera të fuqishme, Exit.al, ka kontaktuar disa ekspertë të huaj, si: Dr. Stephen Hicks, kërkues në Fakultetin e Inxhinierisë në Kolegjin e Londrës, Dr. Wendy Bohon gjeologjist në Institutin Kërkimor për Sizmiologjinë dhe Remy Bossu Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Sizmiologjike Evropiane -Mesdhetare dhe bashkëkrijues i aplikacionit Last Quake.
Pjesë nga intervista:
Pas tërmetit të 26 nëntorit, sa janë gjasat që një tërmet me magnitudë të njëjtë të ndodhi në ditët dhe në javët në vijim?
Stephen: Pas një tërmeti, ne presim shumë tërmete — ne i quajmë këto paslëkundje.Rregulli është se pas tërmetit, paslëkundja më e madhe është një njësi më pak se magnituda e tërmetit kryesor — e cila njihet si “Ligji i Bathit” — pra tërmeti ishte i magnitudës 6.4 Rihter dhe paslëkundja pritet të jetë 5.4 Rihter.
Në fakt në vend ka patur paslëkundje me magnitudë 5.4 Rihter. Sidoqoftë jo të gjitha paslëkundjet e ndjekin këtë ritëm, dhe mund të ndodhin paslëkundje edhe më të forta — megjithëse ky skenar ka më pak mundësi të ndodhi.
Numri i paslëkundjeve mund të ulet me kohën sipas ligjit të njohur se për ligji i Omorit. Shpeshtësia e paslëkundjeve do të ulet me kohën — cila doqoftë mundësia e paslëkundjeve ditën e parë, ditën e dytë do të ketë 50 përqind mundësi më pak të ndodhë se ditën e pare dhe ditën e dhjetë do të ketë mundësi 10 përqind më pak se ditën e parë.
Wendy: Gjasat që të ndodhi një tjetër tërmet i të së njëjtës magnitude është e ulët. Sidoqoftë, paslëkundjet do të vazhdojnë. Paslëkundjet janë tërmete që ndodhin pas goditjes kryesore ose tërmetit më të madh dhe ato mund të shkaktojnë dëme, në vecanti tek objektet e dëmtuara.
Remy: Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka një tërmet të dytë më të madh ose sa i pari. cdo tërmet gjeneron paslëkundje dhe ato do të vazhdojnë për ditë dhe për javë por numri i paslëkundjeve në Tiranë ka filluar të ulet. Një goditje e madhe ka shumë pak gjasa të ndodhi por asnjëherë nuk mund të përjashtohet por mund të duhen disa muaj pasi goditjet të kthehen në nivelin e tyre normal.
Pse shqipëria po goditet nga disa tërmete kohët e fundit?
Stephen:Tërmetete në Shqipëri dhe në përgjithësi në rajonin e Adriatikut Lindor ndodhin për shkak të deformimit të shpejt të pllakës tektonike, në veçanti, përplasjes në veri të pllakës së Afrikës në lidhje me pllakën tektonike Euroaziane.
Kjo përplasje lidhet me mbylljen graduale të detit Adriatik, duke rezultuar në gabime në vendosjen e pllakave përgjatë bregdetit të Adriatikut. Një nga këto gabime ndoshta shkaktoi tërmetin e 26 nëntorit.
Nuk ka probabilitet statistikor domethënës në ndryshimin e aktivitetit siszmik me kalimin e kohës. Natyrisht, tërmetet janë të paparashikueshëm, dhe ne jo gjithmonë kemi katalogun historik të tërmeteve, instrumentat matëse datojnë në 1970, ndaj ne jo gjithmonë jemi të aftë të krahasojnë aktivitetin sizmik gjatë kohës për rajonin.
Remy: Ka pasgoditje të cilat janë normale pas tërmetit me magnitudë 6. Në këtë rast shumë nga pasgoditjet janë afër me zonat e banuara duke bërë që edhe pasgoditjet me magnitudë të vogël të ndjehen. Kjo është një situatë shumë e vështirë për tu përballuar psikologjikisht. Kjo vështirësi duhet të njihet plotësisht: të gjitha këto pasgoditje kanë një kosto psikologjike tek qytetarët.