Arbana Osmani ka shkëlqyer gjatë spektakleve live të “Big Brother VIP Albania”. Netët e para ajo i qëndroi ‘besnike’ fustaneve, duke u shfaqur shumë elegante.
Mirëpo, prezantuesja ka nisur të zgjedhë edhe kostumet. Një javë më parë ajo u shfaq me një kostum të kuq serioz, ndërsa spektaklin e mbrëmshëm kishte zgjedhur një kostum të brandit ndërkombëtar “Versace”, në ngjyra të errëta.
Por sa kushtoi veshja e moderatores?
Ndjekësit e mediat kanë nxituar të zbulojnë çmimin e tyre. Një përllogaritje të veshjes kokë e këmbë e ka bërë faqja “AS”.