Mësohet se me një vendim te fundit, Komisioni Evropianka miratuar paketën prej 100 milionë euro në ndihmë të përballimit të pasojave pas tërmetit per Shqiperine.
Fondi iu premtua Shqipërisë nga BE-ja përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt, raporton European Ëestern Balkans.
100 milionë euro janë pjesë e marrëveshjes së KE-së për dhurimin e 115 milionë eurove në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit ne Shqiperi, të nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Ndihma prej 15 milionë eurosh iu premtua nga Komisioni Europian, Shqiperise që në dhjetor 2019, ndërsa 100 milionë euro të tjera u njoftuan përpara nisjes së Konferencës së Donatorëve.