Një i ri 25-vjeçar i prekur me koronavirus ka rrëfyer historinë e tij sesa lehtë e kishte marrë në fillim sëmundjen.
Calum Ëishart në Britaninë e Madhe tha për mediat e huaja se fillimisht kishte mbajtur një qëndrim krejtësisht të gabuar duke nënvlerësuar virusin. Por më pas ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe kollë të fortë e për këtë arsye u shtrua na spital.
“Unë mendoja se ngaqë isha i ri sëmundja nuk do të ndikonte tek unë, se do të ishte njëlloj si gripi. Por kisha një qëndrim plotësisht të gabuar. Kam nënvlerësuar ndikimin e vërtetë të virusit. Njerëzit duhet të dëgjojnë, ata duhet ta marrin seriozisht këtë.”
Ai rrëfeu se të qëndruarit në shtëpi i izoluar është shumë herë më mirë sesa të shtrohesh në spital.
Calum Ëishart e rrëfeu historinë e tij për të ndërgjegjësuar të tjerët dhe i bëri thirrje qeverisë britanike që të forcojë masat.