Mënyra më e mirë për të pastruar një tigan të djegur

Lajme të mira për amvisat që kanë harruar për një kohë të gjatë tiganin në sobën e ndezur. Mund të largoni çdo shenjë të djegies, pa nevojën e sfungjerëve fërkues apo kimikateve. Ato që do t’ju duhen janë: uthull, soda e bukës, një pluhur pastrues dhe pak ujë.

Instruksionet:

-Mbushni tiganin me pak ujë.

-Shtoni uthull në të.

-E lini tiganin në sobën e ndezur më parë, deri sa uji të ziejë.

-Hiqeni tiganin nga flaka dhe shtoni sodën e bukës.

-Boshatiseni tiganin dhe fërkojeni si normalisht (nëse ka nevojë shtoni edhe pak sodë).

-Nëse ndonjë pjesë e djegur nuk hiqet me fërkim, bëni një masë/përzierje me sodë buke dhe ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *