Merrni masa pas ores nje te nates. Bashkia njofton per reshje shiu dhe stuhi

Kjo jave vjen me reshje shiu ne te gjithe vendin duke filluar nga dita e hene.

Ndersa ne Lezhe Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët per reshje te dendura të shiut dhe një furtunë priten të nisin në orët e para të mëngjesit të datës 29 gusht, duek nisur nga ora 01:00.

“Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq, i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast, njofton bashkia ndërsa u bën apel banorëve të zonës të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në numrin e telefonit:+355 68 331 2049.”- thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *