Edi Rama njoftoi sot një hapje graduale të disa qyteteve në varësi të shifrave të personave të prekur me koronavirus. Behet fjale per qytete me numër të ulët personash të prekur, nderkohe Kruja me nje numer te madh të infektuarish se fundmi nuk do ketë asnjë masë toleruese.
“Nëse hapim kudo njësoj dhe njëkohësisht ne rezikojmë të zgjerojmë veprimin e armikut. Numri i të infektuarve rritet përtej një niveli garancie për sistemin shëndtë3sor
Në një zonë si Gjirokastra apo Dibra do kemi më shumë lehtësim, për momentin asnjë lehtësim, për Tiranën dhe Durrësin që janë të populluara një lehtësim të moderuar. Pastaj ecuria do varet edhe nga shifrat. Kjo qasje do na garantoje me një risk më të ulët.
Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizje. Fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj. Sjellja e duhur e komunitetit mund ta mbajë riskun e ulët në vazhdimësi. Ky është parimi i fragmentimit të valës goditëse të armikut. Prej javësh së ardhshme në bazë të hartës së epidemisë do pilotojmë një lehtësim masash në zonat me risk të ulët”, tha Rama