Mësuesi i shkolles i infektuar, gazetarja përlotet live: Kam vajzën aty, nuk na treguan.. (Video)

    Gazetarja e Abc News, Lediona Xheladinaj është përlotur live ditën e sotme teksa raportonte se mësuesi i një shkolle private në Korçë ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. 

    Gazetarja tregoi se gjithçka është zbuluar pas një mesazhi që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një mësues ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi. Gazetarja ka vajzën e saj në këtë shkollë dhe gjatë raportimit live për Abc News shprehu shqetësimin e saj.

    “Pak minuta më parë ka mbërritur një njoftim tek prindërit, ka rezultuar pozitiv një mësues i shkollës ‘Omiros’, shkollë greke në qytetin e Korçës. Pas analizave në shtetin grek, ai ka rezultuar me këtë virus. Njoftimi ka ardhur 7 ditë pasi ka rezultuar i infektuar, një shqetësim ky i ngritur nga prindërit.

    Nuk thonë se cili mësues është infektuar. Unë jam edhe vetë prind që ka një fëmijë në shkollën ‘Omiros’ dhe thuhet se edhe stafi mjekësor është detyruar për të dërguar këtë sms në grup te prindërit për të patur kujdes. Nuk është dhënë anjë sqarim nga ana e drejtorisë se për kë mësues bëhet fjalë, është shtetas grek apo shqiptar.

    Duhet thënë se është një shqetësim ky për prindërit të cilët kanë mbetur të shtangur. Unë ju kërkoj ndjesë edhe për shqetesim që po përcjell në këtë lidhje direkte…sapo ka ardhur njoftimi”, tha gazetarja e përlotur.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *