Meteorologu Hakil Osmani bën parashikimin, tregon si do të jetë moti gjatë kësaj jave/tabela

Kjo fillim jave mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimin e vranësirave. Herë pas here këto vranësira do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara shiu.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tregon se në mesjavë pritet që kemi shtrim të vranësirave gjatë ditës së mërkurë në orët e pasdites dhe mbrëmjes dhe gjatë të enjtes kur reshjet do të jenë prezente në të gjithë territorin shqiptar. Megjithatë, bëhet fjalë për reshje në sasi të pakta.

Për sa i përket të premtes dhe së shtunës, do të kemi përsëri përmirësim të kushteve të motit, por sërish të dielën ka sinjale që do të kemi prezencë të vranësirave dhe të reshjeve.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që gjatë kësaj pjese të javës të jemi me temperatura relativisht të ulëta. Minimumi në zonat malore do të regjistrojnë vlerën edhe -1 Gradë Celsius ndërsa maksimumet deri në 16 Gradë Celsius.

Pas ditës së enjte kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që të shkojnë deri në 20 Gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *