“Një fat tragjik, kush mund të mendonte se dy hajdutë motorësh mund të ishin v.rasës?”.
Në këtë fjali është e shpjeguar shkurt e qartë dinamika e asaj ngjarje të rëndë që ka tr.onditur Italinë, ku mbetën të vr.arë dy policë në Komisariatin e Policisë në Trieste.
Dy djem që ishin shoqëruar në Komisariat pas një kontrolli rutinë dhe nuk ishin prangosur, sepse ishin akoma në cilësinë e të shoqëruarve, pasi dyshoheshin se mund të ishin autorët e grabitjes së një motori, kanë vr.arë dy efektivë.
Kur njëri nga të dy i kërkon agjentit të shkojë në tualet, ai e shoqëron duke mos dyshuar se mund të ishte kthyer në vr.asës për të mos përfunduar në bur.g disa muaj.
Sipas dëshmisë së një polici të pranishëm në momentin e ngjarjes, të dy të rinjtë ishin lënë pa pranga. e ndërkohë që ishin në Komisariat, po flisniin për basketbollin para se të që.llonin. Po qeshnin dhe atmosfera dukej e qetë.
Deri në një moment pasi vëmendja mbi ta ra, dhe njëri u hodh mbi policin, duke i marrë ar.mën nga këllëfi në brez brenda një sekonde dhe nisi të sht.ënat.
Ai gjithashtu qëlloi edhe mbi një polic tjetër dhe i mori edhe atij ar.mën.
Pastaj filloi të qël.lojë në mënyrë të pakontrolluar, duke arritur të fusë në te.rror të gjithë Komisariatin.
“Lëvizte në të gjithë stacionin policor, ne nuk mund të lëviznim,” tha policja.
Për efektivët që ishin jashtë ishte bërë edhe më e vështirë të ndërhyhej sepse kishte kalimtarë, një qytet që lëviz, dhe rreziku ishte i madh.
Teksa ka tentuar të largohet ka plagosur dhe rojen në hyrje të komisariatit, por u plagos teksa është bllokuar nga forcat e rendit. Djali tjetër që ishte vëllai i autorit, duke përfituar nga kaosi i krijuar u arratis për pak kohë, por u gjet dhe arrestua në katet nëntokë të komisariatit.
Dy policët e vr.arë janë Pierluigi Rotta, 34 vjeç i forcave të policisë speciale dhe Matteo De Menego 30 vjeç punonjës i thjeshtë policie.
Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka shprehur dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë./PANORAMA