Urologu i njohur Dr. Shefqet Mehmeti ka humbur jetën papritur.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë dega e LDK duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të doktorit në shëndetësi.
“Dr. Shefqetin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësinë e Gjilanit, duke qenë njeriu që i vuri bazat në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe u doli në ndihmë pacientëve në çdo kohë e me profesionalizëm të madh për afro pesë dekada”, thuhet në postim.