Mjekja e njohur : Këto janë disa nga ushqimet që mbajnë të shëndetshme zorrën tuaj të trashë

Valdete Malaj, gastrohepatologe

Ta mbash zorrën e pastër nënkupton mbajtjen të pastër të indeve dhe i lejon qelizat tuaja të rindërtohen

Zorrët luajnë një nga rolet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato mbajnë ekuilibrin e ujit në trup dhe rregullojnë sist emin imuni tar përmes proçesit të tretjes.

Për një trup të shëndetshëm, funksionimi i mirë i zorrës së trashë është jetik. Në rast se zorra nuk ju funksionin siç duhet, mbeturinat toksike nuk do të dalin jashtë trupit dhe mund të absorbohen nga muret e zorrës së trashë.

Ngrënia e ushqimeve të duhura e pastron zorrën e trashë nga mbeturinat. Por cila është dieta më e mirë për pastrimin e zorrës dhe për një shëndet të mirë?

Sot të gjithë mjekët bien dakord për një dietë me bazë bimore, e cila konsiderohet si më e mira për uljen e rrez iqeve të sëm undjeve të ze mrës, kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera të shekullit të 21-të. Nga kjo lloj diete fibrazorra e trashë sigurisht ka përfitimet e saj.

Uji

Shumica e njerëzve duhet të pinë më shumë ujë. Uji është një shpërbërës universal dhe një sasi e pamjaftueshme e tij shkakton kapsllëk dhe taksicitet në zorrë dhe veshkat.

Aktiviteti fizik, ethet, klima e nxehtë apo e ftohtë, konsumimi i mishit dhe ushqimeve të kripura, të gjitha rrisin nevojën për ujë. Sasia e ujit varion nga individi (varet nga pesha e individit), por zakonisht është mirë 6-10 gota në ditë.

Kur flasim për ujë që pihet, në të përfshihen uji i pastër, çajrat ose frutat e shtrydhura. Nuk përfshihen pijet me kafeinë, sepse ato janë dehidratuese. Koha më e mirë për të pirë një gotë ujë është mes vakteve ose 20 minuta apo më shumë para ngrënies. Ndërsa gjatë ngrënies pini vetëm gllënjka të vogël unë.

Një rregull i rëndësishëm është: kur jeni i etur, pini ujë, mos përdorni pije të tjera.

Pastrimi dhe ushqimi janë dy faktorë njësoj të rëndësishëm për një ekuacion shëndetësor.

Ta mbash zorrën e pastër nënkupton mbajtjen të pastër të indeve dhe i lejon qelizat tuaja të rindërtohen. Një dietë për pastrimin e zorrëve gjithashtu ushqen trupin dhe çon në një shëndet më të mirë.

Fibrat

Dieta me bazë bimore përmban një sasi të konsiderueshme perimesh, frutash, bishtajoresh, farash, arrash dhe drithërash të cilat janë të pasura me fibra, e cila është një përbërës thelbësor jo i tretshëm.

Fibrat e shumta bëjnë që trakti tretës të jetë i shëndetshëm, pasi largojnë mbetu rinat nga zorra, pak a shumë si një fshirëse. Fibrat nxisin lëvizjen e zorrëve duke stimuluar kontraksionet muskulare.

Gjithashtu fi brat mbajnë lag ështirën në zorrë, duke zbutur feçet.

Ne kemi nevojë njëkohësisht për fibrat e tretshme dhe të patretshme për të pastruar zorrën e trashë çdo ditë. Fibrat e tretshme shpërbëhen në ujë, ndërsa fibrat e patretshme, jo.

Fibrat e patretshme janë veçanërisht të mira për të përmirësuar jashtëq itjen dhe për të parandaluar kaps llëkun.

Fibrat e tretshme rrisin bakt eret e mira, të cilat prodhojnë antibiotikë natyralë që eliminojnë bakt eret e këq ija si salmonela, kampilobakteri dhe esherika kolin.

Studiuesit besojnë se nivelet e ekuilibruara të florës së zorrëve mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrëve. Fibrat e tretshme janë gjithashtu të rëndësishme për të lidhur kolesterolin dhe për të ndihmuar kalimin e tij në trup.

Farat e lirit dhe tërshëra janë në krye të ushqimeve të pasura me fibra të tre tshme dhe të patrets hme. Një lugë me fara liri përmbajnë 4-6 gramë fibra.

Ushqimet e tjera të pasura me fibra të tretshme përfshijnë bizelet, fasulet, orizin, elbin, agrumet, luleshtrydhet dhe mollët. Ushqimet e pasura në fibra të patretshme përfshijnë grurin, thekrën, orizin kaf, elbin, lakrat, panxharin, karrotat, lakrën jeshile, lulelakrën dhe mollët (me lëkurë).

Rekomandohet të konsumohen rreth 20-35 gramë fibra në ditë, por dietat moderne sigurojnë vetëm 10 g. (Gjithsesi, sasitë e mëdha të fibrave duhet të shmangen gjatë gjendjes së acar uar të zorrëve).

Për të përmbushur kërkesat për fibër, konsumoni rreth pesë herë në ditë fruta dhe perime dhe 6 herë grurë.

Jeshillëqet

Sasia e lartë e klorofilit që gjendet në jeshillëqet (si gruri jeshil, elbi, algat) i bën ato ideale për pastrimin e zorrës. Gjithashtu klorofili shërben për shërimin e indeve të dëm tuara në traktin tretës.

Kjo e ndihmon trupin të marrë më shumë oksigjen dhe të nxjerrë jashtë toksinat. Për këtë arsye klorofili është quajtur edhe “deodoranti i zorrëve”.

Ushqimet e fermentuara

Një dietë e lartë në karbohidrate të rafinuara dhe e ulët në fibra redukton numrin e baktereve të mira në zorrë, duke krijuar probleme në ekuilibrin e ekosistemit të zorrëve.

Kosi dhe ushqime të tjera të fementuara, si lakra turshi mund të rikthejnë bak teret e mira

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *