Mjeku i njohur i QSUT, Tritan Kalo ka bërë me dije për publikun përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se është vlerësuar me titullin qytetar nderi i Gjirokastres. Mjeku falënderon anëtarët e këshillit për vlerësimin dhe ju premton se do të vijojë të punojë dhe nuk do ti zhgënjejë.
Postimi i plotë i mjekut:
Kohë Kovodiane. Qytetar nderi i qytetit të Gjirokastrës. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se vjen një ditë që Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Humanizmi i një Mantelbardhi si unë, do të tëhiqte vëmëndjen dhe do të vlerësohej kaq lartë nga Anëtarët e një Këshilli Bashkiak, të cilët përpos detyrimeve e punëve të tyre të shumta të kohës do të konsumonin minuta nga koha e tyre e çmuar, për të më aprovuar më 31 Gusht 2020 si bir të nderuar të Qytetit të Gurtë, simbol i paçmuar i Atdhetarisë, i Arsimit, i Kulturës, i Qytetarisë dhe i Tolerancës në mbarë trojet arbërore.
Qyteti ku në Gusht të vitit 1931, lindi im atë i ndjerë Mirdash Kalo, pinjoll i Kalatëve të Palortosë dhe i Çoçolatëve të Dunavatit.Ishin fillimisht mjekët e këtij qyteti që i adresuan kërkesën Kryetarit të Bashkisë, Dr. Flamur Golemit, dhe ky i fundit që i propozon me shkrim në 24.08.2020 dhe i adresohet direkt Anëtarëve të Këshillit Bashkiam më 31 Gusht 2020, për të më nderuar e përjetësuar me këtë Titull Nderi.Pa shumë fjalë por thellësisht i prekur.
Njerëzia gjithmonë e ka njohur e vlersuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë, atdhe e kulturë dashës, sepse për gjithkënd në Viset tona Arbërore GJIROKASTRA nuk është gjë tjetër, veçse: Gjiri i Gurtë që ushqen e rrit, vlerëson e lartëson ata ato që i konsideron vlera, Astra Yje për vete, për Vendin dhe për Shqiptarinë
Nuku e di nëse jam vërtet një i tillë, por ju siguroj se edhe në ditët e mbetura të jetës sime, unë Dr. Tritan Kalo, do të vijoj të bëj të pamundurën, që të mos i zhgënjej aspak bashkëqytetarët e Gjirokastrës sime dhe jo vetëm, për këtë vlersim dhe besim, përkundrazi. Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj.Përkulem me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!