Përveç koronavirurisit, prej disa javësh në Shqipëri është përhapur edhe sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD).
Mjeku i njohur Tritan Kalo, përmes një statusi në Facebook, shkruan se kjo sëmundje është përhapur në mbarë vendin dhe prek kryesisht fëmijët, por edhe të rriturit.
Kalo shkruan se shpesh kjo sëmundje i paraprin dëmtimeve në thonj, ndërsa jep edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë qytetarët.
“Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…U bënë disa javë që Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët POR të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit….Shkaktari më i shpeshtë është Coxsackievirus A 16, dhe më rrallë Enterovirus 71….Përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, meqënëse virusi gjindet në lezionet kutane, të gojës si dhe eleminohet me feçet e tyre….Edhe uji i infektuar me këto viruse është njëkohësisht përhapës i infeksionit….Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve….PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….
Periudha pa shënja/e inkubacionit varion nga një deri në tre ditë pas kontaktit me një person të sëmurë, të cilët kanë shënja të përgjithshme si për çdo infeksion: temperaturë, ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë. Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….Sëmundja përgjithsisht zgjat nga 7 – 10 ditë…. Nuk ka asnjë mjekim specifik ose Vaksinë për parandalimin e saj….Kujdes i kushtohet dhënies së Paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, rehidrimit dhe ushqimit sa më të lëngshëm sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë…Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis….Together forever”, shkruan Tritan Kalo.