Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është përgjigjur statusit të zyrtares së LSI-s, Elona Guri e cila shkruante se ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove te beje konference shtypi kunder Suel Çeles, shkruante Elona Guri.
Pyetja: Keni një koment për deklaratën e Elona Gurit
Bardhi: Nuk e njoh fare kush është zonja. Unë kam dhënë me dhjetra konferenca për shtyp, ato që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në Elbasan, janë arsyeja se përse LSI nuk mori aty asnjë mandat. Ju e dini se LSI nuk zhvilloi asnjë fushatë në Elbasan.
Postimi i plotë
Bardhi nuk u ndal me kaq ai ka replikuar edhe me kryetares e LSI-së Monika Kryemadhi për çështjen e koalicioneve për zgjedhjet e 25 Prillit. Bardhi tha mbrëmë se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin e vetme duke mos pranuar që të futeshin në zgjedhje me një listë të vetme. Monika Kryemadhi e cilësoi Bardhin mashtrues pervers, por numri dy i PD-së tha sot se deklarata e kryetares së LSI-së është e pakuptimtë.
“Kryesia nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur një dakordësi nga kryetarja e LSI-së për të pasur mundësi t’i propozohej Kryesisë një listë të përbashkët. Qëndrimi konstant i LSI-së ka qenë që duhet të dilnim në dy lista, pavarësisht qëndrimit tonë për një listë. Qëndrimi krejt normal sipas vlerësimit të tyre ishte se do të maksimalizonin votat me dy lista. Tha se me ndryshimet e njëanshme të Kodit përfitonte LSI-së sepse nga 19 mandate në 2017 do të merrte më shumë se 40 mandate nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese që bëri Edi Rama. Në fakt ato ndryshime të njëanshme të Ramës ishin një dhunim flagrant. Ka një deklaratë të pakuptimtë të kryetares së LSI-së” tha ai.