Edhe pse jemi në mes të pranverë, gjatë ditës së sotme temperaturat kanë qenë dimërore, teksa në zonat veriore dhe juglindore të vendin nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.
Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore në Korçë, më saktësisht segmentin e Qafë Thanës si dhe zonën e Mokrës.
Ndërkohë që në Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq, raportohet për reshje të dobëta dëborë. Deri më tani të gjitha akset rrugore janë lehtësisht të kalueshme.