Moti neser merr kthesën e papritur, meteorologët bëjnë thirrje: Kujdes në këto zona

    Në ditën e nesërme, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura përgjatë lindjes.

    Në ditës së nesërme do të jenë të pranishme reshje të lehta dëbore në veri të vendit, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

    SHMU ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë, se era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi te vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, do kete stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

    Qytetarët duhet të tregojnë kujdes të veçantë nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

    Temperaturat, pritet të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:

    zonat malore -6ºC deri në 0ºC
    zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
    zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC



    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *