Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-deputeti i partisë demokratike, Ali Gripshi. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike për Peqinin si dhe një nga deputetët më aktiv të PD-së në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të para të demokracisë.
Së fundmi Gripshi mbante postin e Sekretarit të Partisë Demokratike në Peqin.
Në vitin 2014 vendlindja e tij do t’i akordonte titullin “Qytetar Nderi”