Një aksident i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Domje i mori jetën një 16-vjeçari i cili po ngiste një biçikletë. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe dietologia Blerina Bombaj, e cila jeton po në atë zonë. Ajo ka sjellë detaje të reja lidhur me aksidentin. Bombaj tregon se djali ka qenë duke shëtitur me biçikletën e tij rrugëve te fshatit, pasi shkollën e kishte pasdite. Ajo thotë se duke dalë në rrugën kryesore, ka ndodhur përplasja fatale. ‘Sot Domja është në zi, një djalë u përplasu nga një makinë me shpejtësi, teksa bënte xhiro me një biçikletë që ia kishin blerë vetëm 2 ditë më parë! Jam pa fjalë‘ thotë ajo.
Ndërsa më tej Bombaj tregon se prindërit janë informuar pasdite vonë për ngjarjen e rëndë. “Në makinën që përplasi Orkidon kanë qenë shoferi, një djale i ri i cili qëndroi ne vend dhe kaloi ne shok, motra dhe nena e tij e cila e shoqëroi trupin e djalit në ambulancë për në spital. Askush nuk arriti ta njohë Orkidon dhe për këtë arsye prinderit janë informuar vonë pasdite“. Blerina Bombaj mbyll postimin e saj duke evidentuar se ai fragment i rrugës është shumë i rrezikshëm për shkak të mungesës së sinjalistikes dhe fushëpamjes.
Postimi i plotë i Blerina Bombajt
Teksa
u ktheva ne Domje pas pune, pashe lajmerimin per Orkidon, dhe me
pershkoi serish nje trishtim i thelle. Gjate dites u informova me mire
per cfare ndodhi dhe e ndiej te nevojshme ta ndaj me ju, per te mos i
hyre ne hak askujt. Orkido ishte 16 vjec, dhe dje paradite ka qene duke
shetitur me bicikleten e tij rrugeve te fshatit, pasi shkollen e kish
mbasdite. Duke dale ne rruge kryesore, ka ndodhur perplasja fatale qe
rezultoi ne nje fatkeqesi pa kthim per 2 familje, njeren qe humbi birin e
vet, dhe tjetren qe u shenjua nga kjo humbje perjete. Ne makinen qe
perplasi Orkidon kane qene shoferi, nje djale i ri i cili qendroi ne
vend dhe kaloi ne shok, motra dhe nena e tij e cila e shoqeroi trupin e
djalit ne ambulance per ne spital.
Askush nuk arriti ta njohe Orkidon dhe per kete arsye prinderit jane informuar vone pasdite. Shume njerez thone se ai fragment i rruges eshte shume i rrezikshem per shkak te mungeses se sinjalistikes dhe shikueshmerise. Sot, gjithe burrat e fshatit Domje kane percjelle ne varreza nje djale te ri. Kjo fatkeqsi qe ka rene mbi te dy djemte dhe familjet e tyre, mund ti ndodhe gjithkujt prej nesh. Mjafton nje sekonde per te permbysur gjithcka. Prandaj duhet te jemi te vemendshem cdo sekonde. E keqja behet vetem nje here dhe nuk te pyet! I lutem Zotit per Orkidon, te prehet ne paqe, dhe per nenen e tij ne vecanti, per te cilen nuk gjej dot fjale ngushellimi!