Ndërpritet transporti urban në Tiranë

    Nga nesër do të bllokohet transporti publik në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Vendimi i plotë

    Bashkia e Tiranës në kuadër të marrjes së masave për të mundësuar moslejimin e përhapjes së virusit COVID-19, njofton qytetarët se duke filluar nga data 12 mars deri në një afat të pacaktuar pezullohet:

    i) shërbimi i transportit qytetës (linjat brenda qytetit të Tiranës),

    ii) shërbimi i transportit rrethqytetës (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/Komunat

    iii) shërbimi i transportit ndërqytetës ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës

    Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur eficensën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *