Aktorja Elia Zaharia, e martuar me Princ Leka II, është nga ato vajza që njihet menjëherë për shkak të stilit të flokëve.
Të njëjtit stil ajo i qëndron besnike prej vitesh.
Kjo edhe prej ngjashmërisë me të ëmën e saj, aktoren Yllka Mujo.

Por në imazhin e fundit, princeshën shqiptare vështirë të njihet.
Ajo ndoshta s’do të ishte njohur po të mos ishte bërë tag nga grimierja Ujvara Hajdari, e cila është edhe autore e këtij ndryshimi.