News

Rregulla te reja dalje per kete fundjave, ja kush lejohet te dale

Rregulla te reja dalje per kete fundjave, ja kush lejohet te dale

Kreu i qeverise ka njoftuar diten e sotme ndryshim e rregullave te daljes per kete fundjave. Rama njoftoi se pensionistet dhe nenat me femije mund te dalin edhe te shtunen edhe te dielen por me orare te ndryshme



Ja njoftimi i Rames

🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00😊

TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE🚫

🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30😊

🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30😊

TË DIELËN TË GJITHA MBYLLUR🚫

🔴 GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE⛔️

🔴 KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ🙏

*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj