Ish-ministri Edmond Panariti dha alarmin se shtatori do ta gjejë Shqipërinë në kolaps për shkak të koronavirusit, nëse qeveria nuk merr masa.
Duke qenë se numri i të infektuarve ditët e fundit është i lartë, Panariti kërkoi në rrjetet sociale që të shtohen shtretërit për pacientët.
“Me këto kapacitete të mangëta, ky fluks infektimi ditor me COVID, na çon për një muaj në kolaps! Është urgjente dyfishimi i shtretërve deri në fillim shtatori. Ndërsa dimri duhet të na gjejë me dy mijë shtretër spitalorë. Sepse vetëm midis korrikut dhe mesit të gushtit rastet me COVID-19 janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë.
Duke patur parasysh se 80 % e rasteve kërkojnë dy javë që të shërohen, ndërsa 20% kërkojnë 6 javë atëherë me laps në dorë i bie që në fillim te tetorit të kemi mbi 500 të hospitalizuar që është afërsisht kapaciteti i 4 spitaleve COVID.”
Ish-deputeti i LSI tha se masat duhet të merren sa më parë sepse nuk na mbron imuniteti i tufës.