Doktor Agim Karaj reagon pas shuarje së Anjeza Hallvaxhiu, e cila dy vite më parë është operuar nga ai në Spitalin Amavita në Tiranë, për heqjen e një mase turorale në gjoks. Fatkeqësisht dy vite pasi u operua dhe u ndoq periodikisht në spitalin Amavita, pacientja në fjalë ndërroi jetë në Belgjikë, ku kishte shkuar për mjekim më të specializuar.
Doktor Agim Karaj që ka ndjekur dhe rastin e kësaj paciente, thotë se
asaj i është hequr në gjoks një masë tumorale “e mirë” (duke iu
referuar termave mjeksorë) dhe mjekimi i vetëm sipas doktorit
konsistonte në heqjen e tumorit me operacion. Pasi u bënë të
gjitha analizat thotë ai, u vendos se pacientja s’kishte më nevojë për
mjekim por vetëm duhet të paraqitej për kontroll pas tre muajsh. Mirëpo,
doktor Agim Karaj thotë se pacientja u paraqit pas 6 muaj dhe aty ka
vërejtur se kishte një gjendër tjetër nën gjoks.
“Pacientia paraqitet pas 6 muajsh dhe pasi e vizitova i rekomandova te bente
biopsine e nje gjendre nen sqetull per te pare nese eshte kancerogjene.
Pacientia refuzoi dhe ne i dhame nje epikrize ku rekomanduam vizite
senologu pasi do shkonte per nje mendim te dyte jashte vendit. Kemi
marre vesh qe pacientia me pas shkoi ne Belgjike ku ju be biopsia dhe
filloi kimioterapi.
Nderkohe ne me ate pergjigje biopsie qe
kishim nuk mund ti fillonim asnje mjekim. Atehere, ku eshte “mjekimi i
gabuar nga spitali Amavita”? Kanceri eshte diagnoze qe kudo ne bote ka
mortalitet te larte”, shkruan doktor Agim Karaj.
Më pas nga
biopsia që iu bë në Belgjikë, mjekët arritën në përfundimin se Anjeza
Hallvaxhi kishte kancer dhe nisi kimioterapinë, por fatkeqësisht nuk i
mbijetoi dot dhe ndërroi jetë.
REAGIMI I PLOTË I DOKTOR AGIM KARAJ:
Gjej rastin te sqaroj opinionin publik mbi trajtimin e pacientes Anjeza
Hallvaxhi e cila nderroi jete para disa ditesh. Se pari i shprehim
ngushellimet tona familjes dhe te afermve te saj. Se dyti dua te sqaroj
qe ne spitalin Amavita punohet me perkushtim dhe humanizem ne trajtimin e
pacienteve te shumte. Ne fushen e kirurgjise se tumoreve te gjirit jemi
nga spitalet me te kualifikuara duke realizuar operacione shume te
veshtira me sukses.
Ne rastin konkret pacientia u paraqit ne
spitalin tone ne dt 16.12.2017 me diagnoze tumor glandula mammae
sinister suspekt fibroadenoma me mase 3-3.5cm ovale, e lemuar dhe e
levizshme. Klinikisht dhe radiologjikisht rezultonte fibroadenome i cili
eshte nje tumor i mire dhe per te cilin mjekimi konsiston ne heqje
kirurgjikale. Ne dt 16.12.2017 realizohet interventi duke u hequr tumori
i teri ,pa u prekur sipas protokolleve.
Materiali i hequr
dergohet per biopsi ne kliniken “LDM” e profesorit te nderuar Shahin
Kadare me te cilen klinika jone ka bashkepunim prej 11
vjetesh.Pergjigjia e biopsise vjen “Fibroadenoma”. Me kete pergjigje
klinika jone nuk mund te bente mjekim tjeter. Pacientes i hiqen penjte
dhe i rekomandohet kontroll per 3 muaj. Pacientia paraqitet pas 6 muajsh
dhe pasi e vizitova i rekomandova te bente biopsine e nje gjendre nen
sqetull per te pare nese eshte kancerogjene.
Pacientia refuzoi
dhe ne i dhame nje epikrize ku rekomanduam vizite senologu pasi do
shkonte per nje mendim te dyte jashte vendit. Kemi marre vesh qe
pacientia me pas shkoi ne Belgjike ku ju be biopsia dhe filloi
kimioterapi. Nderkohe ne me ate pergjigje biopsie qe kishim nuk mund ti
fillonim asnje mjekim. Atehere, ku eshte “mjekimi i gabuar nga spitali
Amavita”? Kanceri eshte diagnoze qe kudo ne bote ka mortalitet te larte.
Neqoftese ne do te kishim nje diagnoze te sakte ne do fillonim
kimioterapi ashtu si ne Belgjike.Ne nga ana jone ndjejme dhibje te
thelle per pacienten ne fjale dhe na vjen shume keq por ne rastin
konkret duhet thene qe nuk eshte fare faji i kirurgeve.Ne Shqiperi
shpesh thuhen cudira nga disa media e portale, te cilat nuk
thellohen,nuk pyesin rreth nje rasti dhe pastaj te veprojne,por
preferojne te nxijne reputacionin,ose nisur nga cektesia e tyre,ose
nxitur nga konkurenca te shumta.
Une personalisht kam nje jete
te tere qe shpetoj me mijera paciente dhe duke luftuar me vdekjen bej
operacione nga me te ndryshmet qe prej vitit 1977.E bej punen time me
shume pasion dhe njihem dhe respektohem per eksperiencen time
nderkombetarisht dhe konkretisht jam nderuar me cmim mirenjohje nga
shoqata e onkologjise shqiptare ne 2017 dhe 2020.Ne spitalin tone
punojne mjeket me te mire ne Shqiperi ne kirurgjine e gjirit dhe
onkoplastikes.
Ne kemi 11 vjet qe i sherbejme pacienteve me
perkushtim duke realizuar operacione nga me te veshtirat dhe asnje nuk
mund te hedhe balte mbi punen tone humane dhe fisnike. Me shume respekt
Dr Agim Karaj , shefi kirurgjise ne spitalin Amavita.