Neda Balluku në pritje të fëmijës së tretë, zbulon gjininë e bebit

Një lajm i ëmbël dhuroi emocione sonte në studion e “Për’puthen Prime”, në episodin e parë të këtij sezoni. Neda Balluku zbuloi për publikun se është në pritje të fëmijës së tretë.

“Në familjen tonë do të vijë dhe një bebe tjetër. Kur e zbuluam thamë: bebi numër tre, po tani çfarë do të bëjmë? Është një shprehje që thotë se jeta është ajo që të ndodh kur ti bën plane të tjera. Jeta në këtë moment na ka rezervuar një surprizë dhe një dhuratë shumë të bukur. Të papritur, por shumë të dashur”, tha Neda.

Neda tregon se si e pritën dy djemtë e saj këtë lajm: “Djali i madh Serxh është gati 8 vjeç dhe e kupton të gjithë situatën. Fjalia e parë që tha kur e mësoi, ishte kujt i morët leje. Pastaj e mblodhi veten dhe sot është ai që kujdeset më shumë për mua në shtëpi. Ëshë diçka shumë emocionuese. Ndërsa i vogli ka një ëmbëlsi të jashtëzakonshme, vjen herë pas here dhe thotë ku është bebi. Jam shumë e lumtur që po e e jetoj këtë moment”.

Pasi konfirmoi shtatzëninë, Bora Zemani ftoi Nedën ta zbulonin së bashku gjininë e bebit.

Neda Balluku në pritje të fëmijës së tretë, zbulon

Nga kutia e surpizave dolën disa tollumbave rozë, duke konfirmuar kështu se së shpejti, familja do të shtohet me një vajzë, ashtu sikurse Neda kishte dëshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *