Mëngjesi i ditës së dielë ka nisur me një lajm të tri shtë. Olsi, vogëlushi 8-vjeçar që vuante nga një smundje e rendë ka ndërruar jetë.
Historia e tij rrënqethëse është bërë publike nga gazetari Osman Stafa që në muajin maj të vitit të shkuar.
8-vjeçari ishte braktisur nga nëna, e cila edhe pse e dinte që ai kishte vetëm pak muaj jetë, nuk kishte tentuar as ta vizitonte. Ndërsa babai i vogëlushit, nuk e përballoi gjithë këtë situatë të rëndë dhe trajtohej me ilaçe duke mos qënë as i vetëdijshëm. Për Olsin e vogël kujdeseshin gjyshërit.
Që në momentin që historia e tij u bë publike, të gjithë luteshin për jetën e tij, por vogëlushi nuk ia doli duke mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.
Lajmin e ndarjes së tij nga jeta, e ka dhënë gazetari Stafa, i cili ishte i qëndroi pranë vogëlushit, në momentet e tij më të vështira.
‘Olsi tashme nuk eshte me! Nuk ia doli dot! Me kontaktuan familjaret e tij, per te me kerkuar fotografite qe i bem kur ishte i veshur si polic, i kerkonte gjyshi i tij, si te vetmet kujtime te bukura te te nipit! Sa me merziti ky lajm! Olsi me kish mbetur ne mendje, sepse ai nuk kerkonte asgje tjeter, vec te vishej si polic, te dilte me policne ne rruge. Ia plotesuam ate deshire! Olsin e njihja prej kohesh, dhe e kisha pare vetem te nevrikosur, qante, sepse nuk duronte dot gjilperat dhe efektet e ilaceve. Ne spital e mbaja mend vetem te merzitur, por pasditen e 7 majit te 2018-es, s’do te haroj buzeqeshjet e djaloshit te vogel.
Ai rrinte ne vend te pare te makines, i veshur si polic dhe shikonte sa majtas djathtas per te pare, se cilen makine mund te ndalonim. Qeshte, gezohej! Ishte i lumtur ate dite. Harroi ilacet e gjilperat! Eh…
Pas disa ditesh me marrin nga spitali, e me thone se me kerkonte Olsi. Me kishte pergatitur nje dhurate. “Ty te kam shok”, me tha, e me dhuroi Spiderman-in, qe e kishte ngjyrosur vete! Ate dhurate te Olsit e ruaj tek gjerat e cmuara, e qe me sjellin ne mendje kujtime te bukura.
Olsi, qofsh ne paqe, shok i vogel!’, shkruan gazetari, teksa kujton momentet e lumtura të Olsit.
Ai ka sjellë në vëmendje edhe disa çaste kur vogëlushi plotësoi dëshirën e tij, të bëhëj polic dhe të vishte një kostum të uniformave blu. Ai doli nga monotonia që i jepte spitali, u ngrit nga shtrati dhe falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bendshme dhe Policisë së Shtetit, shënoi një nga kujtimet e tij më të bukura, edhe pse dëshira më e madhe e vogëlushit ishte prezenca e së ëmës.
Postimi i gazetarit në maj 2018:
7 MAJ 2018
POLICI ME I RI NE QYTET
Olsi 8 vjecar, qe vuan nga semundja e keqe, e ndodhet ne Qsut, sot kaloi
diten si polic. Kjo eshte deshira e tij, te behet nje polic. I dhuruam
nje kostum policie, e morem ne makinen dhe kerkuam te “keqinjte”. Olsi u
kenaq! Ishte nje dite ndryshe nga ajo e spitalit, qe ai e ka
perditshmeri sot. Por nuk u kenaq vetem Olsi, por edhe ne te tjeret, qe i
vogli na ka dhene mesime jete keto kohe! Olsi eshte nga Tepelena, e
mbajne gjysherit, se babai ka probleme shendetesore, e nena ka jeten e
saj, diku tjeter. Kete vuan Olsi me shume sot, mungesen e nenes qe nuk e
pa kurre, edhe pse me shume se kurre ka nevoje per te.
Sot i vogli me dhuroi kete fleten qe shikoni ne foto, e kishte pikturuar vete per te shprehur mirenjohje dhe falenderime.
Sot Olsi me beri dhuraten me te bukur e me te sinqerte qe kam marre deri me sot. Faleminderit shok, e Zoti qofte me ty ne luften tende. Sa pak gjera behen, por qe falin shume dashuri. Faleminderit Ministrise se Brendshme qe pranoi t’i benim nje surprize shokut tone te vogel, faleminderit Policise se Tirane per bashkepunimin. Faleminderit miqve te mi te Patrulles Shqiponja, Salit, Anes dhe Viktorit, policeve qe ben te mundur qe Olsi sot te qeshte, te kalonte bukur dhe nje dite ndryshe. Nuk ka pasuri me te madhe sesa te mundesosh buzeqeshjen nje femije qe nuk ka qeshur kurre, e aq me teper, nje femije qe po lufton me jeten. Zoti qofte me ty, mik i vogel!