Sipas legjislacionit aktual, cilido që dëshiron të aplikojë për të marrë nënshtetësinë greke, duhet më parë të pajiset me certifikatën e njohurive të mjaftueshme për natyralizim.
Provimet për marrjen e certifikatës zhvillohen dy herë në vit.
Kandidatët duhet të testohen me sukses në gjuhën greke, në kuptimin dhe prodhimin e fjalës së shkruar, në kuptimin e fjalës së folur dhe në prodhimin e fjalës së folur.
Gjithashtu duhet t’u përgjigjet pyetjeve nga 4 tematika: gjeografi, histori, institucione politike dhe kulturë.
E gjithë banka e pyetjeve që ka përgatitur sekretariati i nënshtetësisë përbëhet 300 pyetje për gjeografinë, historinë, politikën dhe kulturën dhe nga 100 tekste për kuptimin dhe prodhimin e fjalës së shkruar, 100 ushtrime për kuptimin e fjalës së folur dhe 50 tema për prodhimin e fjalës së folur.
Të gjitha pyetjet që jepen në provim përfshihen në këto dy libra.
Kandidatët konsiderohet se kalojnë me sukses provimin dhe marrin certifikatën e njohurive, nëse grumbullojnë të paktën 70 pikë në provim.
Nga këto, të paktën 40 duhet të jenë në provimin e gjuhës.