Tezja e Mateos së vogël, ka bërë deklarata të forta për emisionin ‘Me zemër të hapur’.
Adriana tha për gazetaren Evis Ahmeti se sytë e Mateos kanë parë diçka që nuk duhej ta shihte, ndaj edhe është vr arë sipas saj. Mes të tjerash ajo aludon se personi i dytë që përfshihet në këtë ngjarje, mund të jetë edhe brenda familjes së motrës.
“Sytë e tij kanë parë diçka që unë nuk di çfarë të them, kanë parë diçka që ai është goditur. Për të mbuluar gjithçka është vrarë nipi im.”, tha tezja.
Duhet të jetë një grua në moshë që ndoshta e ka nxitur?
Patjetër që do të ketë brenda.
Çfarë mund të bënte një grua e moshuar?
Nuk ka vr asje pa një shoqërues.
Janë vetëm dyshime apo dini diçka më shumë?
Unë nuk di më shumë. Që kur kam dëgjuar mbrëmë që ka folur se nepërkën e ka brenda në shtëpi.
Ka pasur motra juaj probleme në familje?
Familja e motrën ka pasur problematikë gjithë kohës. S’mund t’i diskutoj të gjitha, por ka pasur shumë.
Për ngjarjen e 2006-ës, ajo vajzë ka dalë nu do jashtë në rrugë dhe ka nxjerrë shkumë nga goja. Unë mendoj se nuk ka arsye që ai të vri ste Mateon për arsye të xhaxhait.
Djali ka qenë dhe herë të tjera në shtëpinë e tij dhe ai s’ka pasur arsye ta vriste. Djali ka parë diçka që nuk duhet ta shihte. Mateo ishte një djalë i zgjuar, i shkathët. Motrën time e ka marrë vjehrra në telefon dhe i ka thënë; çuni ka humbur, nuk po e gjejmë dot. Dua të di se kush ishte ai person që tha; e kam vëllain të sëmur, dua të iki në shtëpi. Nga po dalin këto fakte? Ai djalë u v ra, kush i tregoi.