Stuhia Ciara dëme të mëdha ne Evrope ndersa tani po i afrohet edhe Shqipërisë sipas meteorologëve.
Sipas parashikimeve, ajo do prekë Shqipërinë ditën e nesërme. Për të na sqaruar për këtë stuhi me forcën e një uragani ka qenë në studion e lajmeve në Ora News, Adiola Bani nga Meteoalb.
“Kjo stuhi ka qenë shumë problematike për Kontinentin Europian, por vendi ynë do të mbetet në periferi të kësaj stuhie dhe ajo që paraqitet problematikë do të jetë dita e nesërme, ku do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash që sontë gjatë natës duke sjellë reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit dhe nesër gjatë mesditës do kemi reshje mesatare dhe lokalisht intesive. Reshjet më të dendura do jenë në zonat veriore dhe zonat verilindore të vendit.
Përsa i përket erës që shkakton dëmet më të mëdha të shoqëruar me shi do të jetë problematike vetëm në brigjet detare, sonte gjatë natës deri nesër në mesditë me shpejtësi 65-70 km/h. Duke filluar që nga mesdita e nesërme do të kemi rënie të intesitetit të erës dhe përmirësim të kushteve të motit. Puna në port nuk do pezullohet sepse për t’u pezulluar era duhet të jetë më e fortë.
Duke qenë se kemi vranësira dhe reshje në gjithë territorin sigurisht që presim edhe rënien e temperaturave. Më i ndjeshëm do jetë gjatë mesditës së nesërme me të paktën tre gradë, kryesisht në territorin verilindor të Shqipërisë. Ditën e shtunë duke qenë se do ketë edhe diell do na sjellë një ritje graduale të vlerave termike nga dita në ditë duke patur kështu temperaturë normale për muajin shkurt”, shprehet Adiola Bani nga Meteoalb.