Në vitin 2019, revista Forbes llogariste pasurinë e sipërmarrësit indian Bavaguthu Raghuram Shetty në $3.15 miliardë.
I lindur në krahinën indiane të Karnataka, ai kishte financiar operatorin shteteror te spitaleve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe krijuar kompaninë financiare Finablr.
Por ai ishte bërë i njohur gjithashtu për shfaqje ekstravagante të pasurisë së tij me vetura luksoze apo blerje apartamentesh gjigante, si ato në qiellgërvishtësin Burj Khalifa ne Abu Dabi.
Në fillim të këtij viti perandoria e tij u shemb papritur, kur kompana e monitorimit financiar Muddy Waters publikoi një raport shkatërrues për sipërmarrjet e R. Shetty, duke thënë se kishte rreth 4 miliardë dollarë borxhe, çka beri qe asnje te mos bente biznes me te dhe solli falimentimin e tij.
Shetty ka humbur tashmë të gjithë pasurinë e tij, por insiston se kërkon të pastrojë reputacionin, duke thënë mes të tjerash se firma e tij është falsifikuar në disa prej dokumenteve të biznesit.
Ndërkohë mediat listojne mënyrat më të zakonshme sesi ai shpenzonte paratë.
Shetty kishte blerë të gjitha ambjentet në katin e 100-të dhe të 140-të në qiellgërvishtësin e famshëm Burj Khalifa në Dubai për afro US$25 milionë.
I famshëm për ekstravagancën e tij, manjati organizonte festa të mëdha me yjet indiane të industrisë së filmit të njohur si “Bollywood”.
Shetty ka thënë më herët për mediat se kur erdhi fillimisht në Abu Dhabi në vitet 1970, shiste krem Nivea dhe zotëronte vetëm $7 në emrin e tij.
Ndërsa në 2011, ai shënonte 100-vjetorin e Nivea me festa në disa vendndodhje në botë.
Shetty ishte një zotërues krenar i makinave të luksit siç ishte Rolls-Royce Phantom – me çmim minimal prej $450,000. Ai zotëronte gjithashtu një limuzinë Mercedes-Maybach S600.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Shetty ka paguar $4.2 milionë dollarë për të blerë gjysmën e aksioneve të kompanisë së avionëve privatë Puthan NC Menon dhe ka vijuar të investojë miliona në të deri në vitet 2015 e 2016.