Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin orët e para të mëngjesit. Një burrë ka masakruar me thikë gruan e tij Luljeta Gjokola 49 vjeçe e më pas është hedhur nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen.
Mësohet se burri i cili ka kryer këtë akt të rëndë është Daut Gjokola, 53 vjeç. Sipas policisë bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në një banesë në qendër të qytetit të Librazhdit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj.