Po afron sezoni i verës. Jugu është gjithnjë ‘vigjëlent’.
Dy vajza nga Tirana janë tromaksur kur kanë parë faturën. Ato kanë paguar në një lokal në breg të detit, 45 mijë lekë të vjetra vetëm për mëngjesin.
Vajzat kanë marrë tre omleta nga 11 mijë lekë, dy kafe nga 3 mijë lekë dhe një ujë me çmim 6 mijë lekë.
Siç shihet edhe nga fatura, ky çmim ka nisur nga data 1 maji.
Vajzat shprehen se po paguajnë vendin, jo shërbimin.
Ky rast është një alarm se ku priten të shkojnë çmimet këtë vit!