Tiranë- Kriza e vajit pothuaj ka nisur.
Sot në mjaft markete është vënë njoftim për të mos blihet më shumë se 6 litra.
“Sasi e limituar, vaj deri në 6 copë,”- shkruhet në letrën e vendosur mbi raft në një supermarket në Tiranë.
Prej disa kohësh importuesit e vajit kanë ngritur alarmin. Madje ata kanë njoftuar se në qershor një litër vaj do të shitet 5 mijë lekë të vjetra.
Fakt është se nga dita në ditë çmimet nuk po bien, por vetëm rriten. Noa.al