Një termet me fuqi prej 7.2 ballë lekundi rajonin Tirapata në jug të Perusë të enjten, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan për Mbikëqyrjen e Tërmeteve (DAMT).
Gjatë ditës edhe Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (QSEM) raportoi për tërmetin 7 ballësh.
“Nga informacionet që kemi deri më tani nuk raportohet për dëme”, bëri të ditur Hernando Tavera, kreu ekzekutiv i Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP) për radio stacionin RPP.
Duke u bazuar nga raportimet e mediave lokale, tërmeti u ndje edhe në rajonet tjera jugore si Arequipa, Cusco dhe Tacna, banorët e të cilave qytete nga shqetesimi dolën në rrugë.