Nxënësi autik ngel klase në të gjitha lëndët, mësuesja habit gjithë botën

    Ben Twist është një djalosh 11-vjeçar, i cili u diagnostikua me autizëm kur ishte 5-vjeç. Ai nuk kishte arritur të kalonte në një nga provimet që kishte dhënë në shkollë, ndërsa mësuesja i ka dërguar një letër motivuese dhe shumë prekëse.

    Nëna e tij është prekur dhe ka shpër thyer në lot kur lexoi letrën e shkruar nga mësuesja e djalit të saj.

    Ja çfarë shkruhej në letër:

    I dashur Ben,

    Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT.

    Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar aq mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres befasues.

    I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

    Një pjesë shumë e rëndësishme e informacionit që dua që ti të kuptosh është se këto provime matin vetëm pak nga ty dhe aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne te Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.

    Këto talente përfshijnë:

    Talentet e tua artistike

    Aftësinë tënde për të punuar në skuadër

    Pavarësinë tënde që rritet

    Mirësjelljen tënde

    Aftësinë për të shprehur opinionin tënd

    Aftësitë e tua në sport

    Aftësinë tënde për të bërë miq

    Aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd

    Talentet e tua në dizenjim dhe krijim

    Aftësitë e tua në muzikë

    Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të bëjnë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalë i ri i dashur e i zgjuar.

    Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty.

    Urimet më të mira

    Znj.Clarkson

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *