News

OBSH: Te jemi realiste, vaksina e koronavirusit nuk do të jetë gati para kesaj date..

OBSH: Te jemi realiste, vaksina e koronavirusit nuk do të jetë gati para kesaj date..

Organizata Botërore e Shëndetësisë nepermjet eksperteve te tyre thote se dalja e vaks ines gjate ketij viti do te jete e pamundur.



Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave prane OBSH-se tregoi se vaksina nuk duhet pritur para vitit 2021.

Ai theksoi se disa vaksina janë në fazën e tretë të testimit dhe asnjëra prej tyre nuk ka dështuar deri tani përsa i përket sigurisë dhe aftësisë për të gjeneruar imunitet.

“Po bëjmë progres, por që të jemi realistë, vaksina duhet pritur në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Duhet të jemi të drejtë me vaksinën sepse është një e mirë globale. Vaksinat nuk janë për të pasurit dhe nuk janë për të varfërit. Vaksinat janë për të gjithë”, tha Ryan.