Për këdo që pranon në mënyrë vullnetare të infektohet nga koronavirus dhe të ndihmojë shkencëtarët për të gjetur një vaksinë do te shperblehet me 3 500 stërlina.
Një qendër shkencore në Londër ka arritur të rekrutojnë deri tani 24 vullnetarë, sipas raportimeve të Daily Mail.
Ata do të infektohen me variantin më të dobët të virusit që deri tani ka vrarë më shumë se 3800 persona në të gjithë botën – duke u shkaktuar atyre simptoma të ngjashme në frymëmarrje.
Më pas do të testohet një mjekim që është krijuar nga shoqëria Hvivo.
Pacientët do të qëndrojnë në karantinë për dy javë për të parë nëse mjekimi ka sukses. Rreth 35 vaksina të tjera janë në fazë zhvillimi, dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar 46 milion stërlina të tjera për betejën kundër koronavirusit.
Gjithësesi ekspertët kanë thënë se është e pamundur që të miratohet një vaksinë në kohë për të ndaluar epideminë akuale që deri tani ka infektuar më shumë se 110 mijë persona në të gjithë botën.