Aleksandra është nje 56-vjeçare punonjëse socio sanitare në qendrën shëndetësore të Maleos. Ajo ndodhet në spitalin e Kremonës, në repartin e sëmundjeve infektive.
Është e lidhur me oksigjen, ditë e natë. Nuk është në gjendje të flasë. Tregon përvojën e saj duke shkruar në celular, për të cilin thotë se është e vetmja lidhje që ka me botën, njoftonm Corriere della Sera.
“Jam shtruar prej 10 ditësh. Gjendja ime është përkeqësuar: në dy raste thuajse jam venitur. Jam në shtrat me oksigjen dhe marr terapi në mbrëmje dhe mëngjes, përveç asaj në vena që është fikse. Prej dy ditësh nuk kam më temperaturë, por mushkëritë kanë nevojë për ndihmë”.
Ajo tregon momentin kur mësoi se kishte dalë pozitive me koronavirus.
“Pata temperaturë pas një nate në punë. Dhimbje kockash, një kollë të lehtë dhe mora takipirinë, njëlloj si për gripin. Por nuk po shërohej. Çdo ditë bëhesha edhe më keq. Telefonova 112, por nuk kisha patur kontakte me persona të sëmurë. Pas 9 ditësh temperaturë të lartë, fëmijët e mi telefonuan paksa të zemëruar. Erdhi ambulanca, i kishte të gjitha. Pata shtrimin e parë në Kremona në poliambulancën e shndërruar në spital. Bëra ekzaminimet e para dhe pasi dolën përgjigjet, më dërguan në infektiv. Ishte një ditë ferri. Ta thonë, por nuk e kupton se çfarë të pret. Dhe është më mirë kështu. Të dhemb trupi, dhimbje stomaku, të vjella, ndërsa temperatura të djeg. E pafuqishme përmballë shtrimit të burrit tim, që ndodhej në terapi intensive në Lodi. Nuk shihja rrugëdalje”, ka treguar ajo.
E pyetur se çfarë ndodhte përreth Alessandra është përgjigjur:
“Nuk pranohet asnjë vizitë. Dhoma ka dy shtretër, por televizori është i kthyer nga krevati tjetër. Koha nuk kalon. Mjekët vijnë në mëngjes për vizitë. Janë të sjellshëm. Edhe personeli, por kanë predispozitën të hyjnë sa më pak në dhomë. Shpesh trokasin në xham. Ndërkohë në shtratin tjetër qëndron një zonjë shumë më e re. E shtruar prej 12 ditësh. Është rënduar dhe nuk arrijmë të flasim. Madje nuk arrijmë as të hamë. Vetëm 2 lugë dhe të vjen për të vjellë”, shkruan ajo në celular.