Ndërtesa 6 katëshe e cila ndodhet ne plazhin e Durrësit do të shembet me shpërthim të komanduar.
Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.
“Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raporton gazetarja e Top Channel- it, Elda Menga.