Pas një mbrëmjeje tepër argëtuese ku banorët organizuan një festë karaoke, banorët duket se kanë pasur energji për të biseduar edhe për disa çështje delikate.
Marrë shkak nga fikja e një cigareje (që simbolizon tradhëtinë) Paloma ka rrëfyer se do të falte bashkëshortin e saj nëse ai do ta tradhëtonte.
“Nëse ka ndërmend ta bëjë le ta bëjë. Nëse e bën një herë do ta falja, nëse do ta përsëriste do ta ndaja. Unë nuk e prish familjen për një tr adhëti momentale”,- shprehu Paloma duke i habitur të gjithë banorët prezent.
Paloma shtoi se sipas saj, nëse një femër tradhëton ka një arsye të fortë që e ka çuar drejt këtij akti, ndërsa mashkulli është më impulsiv.