Këto pamje janë shpëndarë në rrjet nga policia bashkiake në San Martino Valle Caudina në rajonin e Avellinos të cilat janë filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë përmbytjeve të qytetit.
Si pasojë e motit të rëndë në rajonin e Avellinos, në ditët e fundit, është fryrë tej mase një lumë nëntokësor i cili më pas ka çarë asfaltin në qendër të qytetit të vogël duke ka pushtuar rrugët në pak minuta.
Sipas autoriteteve vendore këto përmbytje kanë shkaktuar dëme me vlerë 5 milionë euro dhe detyruan mbi 300 banorë të evakuohen nga zonat e rrezikuara.