Modeli i historisë të shumë-komentuar me Fifin i tregoi para pak ditësh këngëtares se pse nuk mund të jenë bashkë si çift. Graniti i tha Fifit se është ende i dashuruar me një vajzë jashtë shtëpisë me të cilën ka bashkëjetuar. Ai i ka thënë asaj se ka qarë për ish-të dashurën e tij dhe se do e kuptonte çfarë ndjenje është vetëm nëse atë do e sillnin në BBV. Por mbrëmjen e kaluar teksa ishin duke diskutuar me Ilirin, Sabianin dhe Fifin, Graniti tha se e ka marrë shumë malli për ish-të dashurën.
Sa do doja ta takoja, dëgjohet duke thënë Graniti ndërsa pranë tij është Fifi, kjo e fundit iu tha banorëve të tjerë se nuk e di për kë e ka fjalën Graniti.