Parandalohet tjetër trag jedi nga tërmeti i sotëm në Tiranë

    Lëkundjet e shumta të tërmetit të ditës së sotme me magnitudë 4, kanë lëkundur sërish godinat e dëmtuara nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Ky që shihni është pallati që dy javë më parë humbi jetën studentja e Arkitekturës, Xhesika Biqiku.

    Atëditë 20 vjeçarja nxitoi të largohej nga banesa pas lëkundjeve të forta, por shkëputja e disa tullave nga parapetat e katit të fundit të pallatit i morën jetën.

    Pak metra larg atij pallatit, një tjetër objekt banimi pas lëkundjeve të mëngjesit të sotëm është kthyer në një rezik për banorët e zones së Kombinatit.

    Efektivë të Policisë Bashkiake  kanë vendosur perimetrin e sigurisë për banorët, ndërkohë që Shefi i Zjarrfikëseve të Kombinatit Luan Shehu drejton operacionin për  heqjen e parapeteve që përbëjnë rrezik.

    Në katin e 5 efektivë të zjarrfikëseve ndërhyjnë për të hequr tullat e lëvizshme dhe parapetet që përbëjnë rrezik për jetën e banorëve.

    Për disa minuta punonjës të shërbimit zjarrfikës punuan për të larguar pjesët e rrezikshme, ndërkohë që do të jenë ekspertët ata të cilët do të vendosin për mënyrën e ndërhyrjes në objekt.

    Parapetet e kateve të sipërme, për shkak të amortizimit por edhe peshave të shtuara të depozitave janë kthyer në një rrezik të shtuar për banorët që jetojnë në këtë zonë.

    Shërbimet e zjarrfikëseve janë duke punuar për largimin e pjesëve të dëmtuara por banorët ende janë në pritje të një ndërhyrjeje më të specializuar që të garantojë siguri për jetën e tyre

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *