Familja e Renisit 14-vjeçar, e gjunjëzuar nga humbja e djalit ka bërë sot një gjest fisnik. Tezja e 14-vjeçarit teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në ‘Neës24’ në një lidhje telefonike, bëri publik edhe kërkesën e motrës së saj, nënës së Renisit.
Mes lotësh dhe zërin që i dridhej, tezja e vogëlushit tha se të gjithë fondet që i kanë ngelur familjes nga kontributi i shqiptarëve pas thirrjes së fondacionit Firdeues, do t’i kalojnë të prekurve nga tërmeti. Kjo deklaratë ka bërë që në studio të preken dhe të përloten të gjithë me gjestin e familjes Muça.
“Amaneti i nënës së Renisit, është që këto para të kalojnë fondacionit tuaj, që të ndihmoni një familje të prekur nga tërmeti. Jeni sot njerëzit më të besuar në shqiptari. Ju jeni ata që nuk hezitua.t Jeni njerëz me zemër të madhe. Zoti ju ndihmoftë për gjithçka dhe në këtë hap që keni marrë vëlla.”, tha tezja e Renisit. Ndërkohë, Elvis Naçi pasi falënderoi për gjestin e kësaj familje, tha se fondacioni “Firdeus” do ta rishohë këtë kërkesë. Naçi pohoi se gjendja ekonomike e familjes Muça është e vështirë dhe do të shihet mundësia që t’u ofrohet ndihma.
“Faleminderit motër. Do donim shumë që Renisi të ishte bashkë me ne. Jetën nuk e kemi ne në dorë. Ja dolëm bashkë për hapin e parë për ta çuar jashtë shqipërisë, por ai shkoi në botën tjetër. S’gjej fjalë për virtytin dhe zemrën e madhe që tregoni. E di që nëna e Renisit është në gjendje të mirë, por kjo tregon një zemër të madhe. Të lutem do ta kërkojë numrin tuaj, dhe do ta bisedojmë. Do të takojë nënën dhe do ta shohim me hollësi këtë gjë, dhe pse keni zemrën tuaj bujare. S’gjej fjalë.”, tha Elvis Naçi.