Familjarët e 19 vjeçares Rezarta Xibrraku kanë hedhur akuza të forta për familjen e Olsit duke theksuar se policia duhet të nxjerrë të vërtetën në shesh.
Ndërkohë, vëllai i Rezartës nuk pranoi që familjarët e Olsit madje as vetë Olsin që t’i shkonin për ngushëllim duke thënë se dyshonin se të afërmit e dhëndrit ishin fajtorë.
Olsi nuk mundi as ti jepte lamtumirën për herë të fundit në këtë botë
Suzana Xibrraku, nëna e Rezartës tha se do të bënin denoncim në polici për hel mim të vajzës.
Sipas Abc News, Mjekësia Ligjore ka publikuar të dhënat e analizave duke treguar se shkak për ndarjen nga jeta të Rezartës është bërë monoksidi i karbonit, i çiluar nga mangalli që gjendej në dhomë.