Ndahet nga jeta doktoresha e Maternitetit të Durrësit, Drita Bilali (Haxhialushi).
Pas shume vite pune dhe perkushtim ajo u nda nga kjo jete ne moshen 82 vjecare duke lënë pas një përvojë të gjatë në mjekësinë e obstetër – gjinekologjisë.
Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktoresa me bluzën e bardhë të saj u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.
Doktoresha e cila ka asistuar në sa e sa lindje dhe pritje të jetëve të reja, sot nuk është më mes nesh.
Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i saj të prehet në paqe!